Rama publikon videon: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte një video nga protesta para Kryeministrisë, pak pas komunikimit të tij me mediat, duke vënë sërish në pikëpyetje identitetin e protestuesve dhe duke i akuzuar se synojnë të krijojnë rrëmujë.
“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”, shkruan Rama mbi videon e publikuar në rrjetet sociale.
Në pamjet e shpërndara nga kryeministri shfaqen të rinj me kapuçë përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre duken duke rrëzuar ulëset prej betoni, ku Rama ka vendosur çdo mëngjes ftesat e tij për dialog me protestuesit.
Publikimi vjen në ditën e 11-të të bojkotit në universitete dhe protestave studentore, ndërsa Rama ka vijuar të kundërshtojë pretendimin se lëvizja përfaqëson studentët dhe pedagogët, duke e lidhur atë me akte dhune dhe kaos.
Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës
Protesta e 22 tetorit në Tiranë! Gjykata liron 11 të arrestuar, për 9 të tjerë caktohet detyrim paraqitjeje
Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: E kam mesataren 10
- 13:56 Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj
- 13:49 Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore
- 13:48 Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja
- 13:38 Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë
- 13:37 Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh
- 13:35 Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së