Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata Kushtetuese vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave

    Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

    Sherr me mjet prerës në Has/ Tre adoleshentë të plagosur nga përleshja, një prej tyre në gjendje të rëndë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit
    Ekonomi

    Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

    October 23, 2026
    Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

    Qytetarët që zotërojnë automjete të dala jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim. Kjo parashikohet në një projektvendim të përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili përcakton rregulla të reja për trajtimin e automjeteve në fund të jetës së tyre.

    Sipas projektvendimit, kostot e funksionimit të sistemit do të përballohen tërësisht ose pjesërisht nga kompanitë që prodhojnë apo importojnë automjete për tregtim në Shqipëri. Detyrimi synon të garantojë trajtimin dhe riciklimin e mjeteve jashtë përdorimit, pa rënduar financiarisht pronarët e tyre.

    Dokumenti përcakton se operatorët e autorizuar duhet t’i marrin në dorëzim automjetet pa asnjë kosto për pronarin e fundit, edhe në rastet kur ato nuk kanë më vlerë tregu ose kur vlera e tyre është negative.

    Megjithatë, parashikohen dy përjashtime nga ky rregull. Pagesa mund t’i kërkohet pronarit nëse automjetit i mungojnë pjesët kryesore, si motori ose karroceria, apo nëse brenda tij janë vendosur mbetje që nuk i përkasin automjetit.

    Projektvendimi përcakton gjithashtu përgjegjësitë financiare të subjekteve që operojnë në këtë sektor. Në dokument, termi “prodhues” përfshin jo vetëm kompanitë që prodhojnë automjete, por edhe importuesit profesionistë që i sjellin ato në Shqipëri.

    Ndërkohë, për individët që importojnë automjete për përdorim personal, projektvendimi nuk parashikon një tarifë të re për financimin e sistemit të riciklimit.

    Nismë synon të rregullojë procesin e grumbullimit, çmontimit dhe riciklimit të automjeteve jashtë përdorimit, duke përcaktuar qartë detyrimet e bizneseve dhe të drejtat e qytetarëve. Rregullat e reja lidhen edhe me procedurat për çregjistrimin përfundimtar të këtyre mjeteve.

    automjetet e vjetra automjetet jashtë përdorimit dorëzimi falas i makinave importuesit e automjeteve industria e automjeteve kostot e riciklimit mbrojtja e mjedisit menaxhimi i mbetjeve ndotja e mjedisit politikat mjedisore riciklimi i makinave Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata Kushtetuese vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave

    October 23, 2026

    Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

    October 23, 2026

    Sherr me mjet prerës në Has/ Tre adoleshentë të plagosur nga përleshja, një prej tyre në gjendje të rëndë

    October 23, 2026

    Sulmi në Bregun Perëndimor, plagosen 5 ushtarë izraelitë, Netanyahu paralajmëron bllokadë totale

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.