Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli në pritje të komunikimit të akuzave

23/10/2026 12:59

Në cilësinë e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor deri në vitin 2021, SPAK i komunikoi Ergys Verdhos akuzë, duke rënduar situatën e tij në dosjen ku është e pandehur ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Edhe ish-vartësit tjetër të ish-ministres Balluku, Gentian Gjyli, i cili hyri në godinën e akuzës së posaçme me avokat, iu komunikuan të njëjtat rrethana dyshuese që e implikojnë në çështjen e shkeljes së barazisë në tendera.

Deri më tani, në këtë fashikull hetimor, që ka një numër të lartë zyrtarësh dhe nëpunësish, por edhe biznesmenësh, janë në statusin e të akuzuarve tre ish-drejtorë të rrugëve, njëri prej të cilëve, Evis Berberi, që nga marsi i vitit 2024 është në burg.

Në prag të afatit të 20 tetorit, që ishte koha shtesë që SPAK i dha grupit hetimor për çështjen Balluku, e para që u paraqit ishte Lorela Reci, e cila doli para BKH-së për të njëjtat rrethana të hënën. Ajo është e afërme e ish-funksionares së lartë.

Të martën, ish-zëvendëskryeministres iu komunikuan edhe akuzat e shkeljes së barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsionit të të zgjedhurve, fshehjes së pasurisë në dy raste dhe pastrimit të parave në bashkëpunim më shumë se një herë.

 

Top Channel