Mirela Kumbaro është e vemtja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër mandateve në pushtet.
Edhe pse firmat e zonjës Kumbaro dalin në të paktën 30 afera të dyshuara korruptive, duke përfshirë krime të dyshuara mjedisore, trafikim mbetjesh, ndërtime në zona të mbrojtura, tendera me flamur të kuq etj.
Të lidhura
None found
Avokati Lenoard Karaj, ka ngritur pikëpyetje se si u pasurua Kumbaro. Në “Ntv Television”, ai ka thënë se Kumbaro ka deklaruar në vitin 2013 një shtëpi me burrin e saj, ndërsa sot ajo disponon 9 apartamente.
“Si është e mundur që kur zonja Kumbaro në vitin 2013 ka dhënë një deklaratë të pasurisë së saj ku kishte një shtëpi bashkë me burrin e vet, dhe sot ka në deklaratën e saj thotë shikoje këtë, vetëm kaq do të them dhe nuk e mbylle?
E mbylla. Apartament 128 m², apartament 95 m², apartament 119 m², apartament 108 m², apartament 87 m², apartament 69 m², apartament 92 m², apartament 55 m², apartament 103 m²— nëntë apartamente që unë po t’i marr ty me një të mesme të përbashkët, sikur t’ia kenë falur zonjës Kumbaro dhe bashkëshortit të vet e familjes së vet me nga 100.000 euro, i thonë 900.000 deri 1 milion euro.
A ka mundësi të më thotë mua kjo zonja si i ka bërë këto”? – u shpreh avokati Leonard Karaj.
Thirrja e Kumbaros në SPAK
Kumbaro u mor në pyetje disa muaj më parë për shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” dhe prishjen e basorelievit që ishte “Monument Kulture i Veçantë i Klasit të Parë”. Ai u shemb në vitin 2016 dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), duket se e ka hapur dosjen pas afro 10 vitesh. Çështjen e ka marrë në dorë prokurori Ols Dado.
Emri “Mirela Kumbaro”, ka dalë dhe në afera të tjera të rënda shkatërruese për kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore afro 2 miliardë Euro sipas Auditeve të Ministrisë së Financave, shkaktuar me vendimet dhe urdhrat e saj në pazaret që ka bërë.
Emri i saj, doli në copëtimin e 50 hektarë park në zonën e Butrintit, dhënë për resort me pallate, vila e hotele, por dhe dhënien e qendrës së Butrintit, një kompani sallamerie, ku ka ndërtuar hotel, restorant, qebaptore e parking.
Emri i ministres Mirela Kumbaro, doli në vjedhjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë së viteve 1500-1900, që janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të Mirela Kumbaros kur ishte ministre Kulture, për gjoja restaurime e ekspozita brenda e jashtë Shqipërisë, por nuk u rikthyen.
ILDKPKI, “bunkeri” që mban të fshehura pasuritë e zyrtarëve.
Pyetjet mbi pasurinë e Mirela Kumbaros dhe mënyrën se si ajo ka kaluar nga një shtëpi e deklaruar në vitin 2013 te nëntë apartamente sot, sipas të dhënave të përmendura nga avokati Leonard Karaj, rikthejnë vëmendjen te institucioni që duhet të garantojë transparencën e pasurive të zyrtarëve të lartë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI). Në vend që të shërbejë si një mekanizëm efektiv për kontrollin e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve publikë, ky institucion është kritikuar për mungesë transparence dhe dobësi në verifikimin e deklarimeve.
Pikërisht kur ngrihen pyetje për pasuritë e zyrtarëve që kanë mbajtur poste të rëndësishme për vite me radhë, bëhet thelbësore që deklaratat financiare të jenë të aksesueshme dhe kontrollet të jenë të plota e të efektshme.
Prej vitit 2018, me financime të USAID-it dhe Bashkimit Europian prej mbi gjysmë milioni euro, u ngrit një sistem elektronik që duhej të bënte publikë formularët e pasurive online. Projekti u prezantua si një hap përpara në transparencë, por publikimi i deklarimeve vijon të paraqesë probleme: faqja e institucionit bie shpesh dhe sigurimi i dokumenteve mbetet i vështirë edhe kur bëhen kërkesa zyrtare me shkrim.
Sipas kritikave ndaj funksionimit të institucionit, ILDKPKI verifikon vetëm një pjesë të vogël të formularëve, nuk zbaton analiza të mjaftueshme të riskut dhe gjatë vitit 2024 nuk ka identifikuar asnjë rast konflikti interesi. Ndërkohë, kallëzimet e pakta kanë prekur kryesisht ish-zyrtarë apo individë të niveleve më të ulëta, ndërsa kontrolli mbi pasuritë e zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një pikë e dobët.
Në këto kushte, mungesa e transparencës dhe e verifikimeve efektive e bën edhe më të vështirë marrjen e përgjigjeve për pyetje si ato të ngritura nga avokati Karaj për pasurinë e Kumbaros. Nëse deklarimet nuk bëhen lehtësisht të aksesueshme dhe pasuritë nuk kontrollohen në mënyrë efektive, publiku mbetet pa mundësinë të kuptojë se si janë krijuar pasuritë e zyrtarëve që kanë ushtruar pushtet për vite me radhë./Gazeta sot







