Protesta të reja priten në milano dhe në gjithë italinë të shtunën, me agjencitë e sigurisë që janë në gatishmëri të lartë. Sipas zyrtarëve, janë parë përpjekje fillestare për të nxitur dhunë dhe dyshohet se ka njerëz që do të infiltrohen në demonstrata për të provokuar incidente, vecanërisht përmes përplasjeve me forcat e rendit që do të jenë të shumta në numër nëpër rrugë. Milano do të jetë nën izolim dhe do të patrullohet nga një numër i madh i forcave të sigurisë, përfshirë edhe 500 trupa ushtarake. Këto forca, sipas zëvendëskryeministrit Matteo Salvini, do të ndërhyjnë në cdo moment nëse do të jetë e nevojshme.