Megjithatë, protestuesit nuk kanë pranuar të largohen, duke vendosur të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë dhe të vijojnë tubimin e tyre.
Ndërhyrja e policisë ka krijuar momente tensioni mes efektivëve dhe pjesëmarrësve në protestë, ndërsa këta të fundit këmbëngulin për të qëndruar në bulevard.
Deri në këto momente nuk raportohet për asnjë person të shoqëruar nga policia. Prej 11 ditën studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.














