Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së PD-së, kundër ratifikimin e marrëveshjes së huasë ushtarake 302 milionë dollarëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për armët.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk është kundër marrëveshjes me aleatin strategjik të Shqipërisë, por kundër mënyrës se si ajo u miratua në Kuvend. Sipas opozitës, procedura parlamentare ka cenuar rregullat kushtetuese dhe për këtë arsye çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në fund, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse procedura e ndjekur për marrëveshjen ka qenë në përputhje me Kushtetutën.









Komente
Komento