Michael Carrick nuk dorëzohet, pavarësisht presionit dhe rrezikut për shkarkim nga stoli i Manchester United. Përpara ndeshjes kundër Bournemouth, trajneri anglez u shfaq i qetë dhe i bindur se mund ta nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë.
“Dhoma e zhveshjes nuk është e përçarë. Mund t’i rregulloj gjërat 100%. Duhet të ketë një reagim, sidomos nga ana ime. Jam ende njeriu i duhur për të drejtuar klubin”, deklaroi Carrick në konferencën për shtyp.
Tekniku kërkoi gjithashtu që skuadra të ruajë përulësinë dhe shprehu besimin se United mund të rikthehet në nivelin e mëparshëm.
Megjithatë, ai nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e fundit ndaj Como-s, duke e cilësuar atë të papranueshme.
“E kemi humbur disi rrugën, ajo që treguam kundër Como-s është e papranueshme”, u shpreh Carrick.
Ndërkohë, emri i Antonio Contes është përmendur si një alternativë e mundshme për stolin e “Djajve të Kuq”, por Carrick këmbëngul se mund ta përmbysë situatën dhe të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur.
© SYRI.net
Ronaldinho rikthehet në fushë, do të luajë më 15 nëntor kundër Forlì
Frikë për André Onanën, ish-portieri i Interit përfshihet në aksident rrugor, por shpëton i padëmtuar
Top-favorit për ‘Topin e Artë’, Harry Kane: Nuk dua të mendoj për këtë, është e vështirëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: