Vodhi me dhunë një portofol, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë! Procedohen edhe dy persona

23 Tetor 2026 | 16:00

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka vjedhur me dhunë një portofol në një banesë në rrugën “Hoxha Tasim”. Gjatë vjedhjes, mësohet se të miturit i ka shkaktuar dëmtime.

25-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe dy persona të tjerë pasi policia ka shkuar për kontroll në banesën e të riut dhe babai e motra e tij kanë kundërshtuar policinë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e një familjeje, sqarojmë se:

Më datë 20.10.2026, një shtetas i mitur, 17 vjeç, ka kallëzuar se, në rrugën “Hoxha Tasim”, një shtetas i panjohur, nën kërcënimin e një mjeti prerës(thikë), i kishte vjedhur me dhunë portofolin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin, mbrëmjen e datës 22.10.2026, të shtetasit F. M., 25 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrollin e banesës së këtij shtetasi.

Në kohën kur shërbimet e Policisë do të kryenin kontrollin e banesës, babai dhe motra e 25-vjeçarit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, me qëllim pengimin e tyre në ushtrimin e kontrollit të banesës.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M. dhe M. M., për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre protesta nesër në Tiranë, gazetarja: Pedagogët, studentët dhe PD-ja në tubim

Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme. Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema,...
15:32 | 23/10/2026

Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të premte në Has. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me...
15:14 | 23/10/2026

Sherr me thika mes adoleshentëve në Has, 3 të plagosur

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në Has. Sipas informacioneve të para, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të...
14:18 | 23/10/2026