• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

by Lajm Lajm
October 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një përplasje e fortë mes një skafi të dyshuar të trafikantëve të drogës dhe një anijeje patrulluese të Gardës Civile spanjolle ka lënë disa agjentë të plagosur në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir, pranë Kadizit, në Spanjë.

Ngjarja ndodhi të enjten, rreth orës 13:30 gjatë një operacioni kundër rrjeteve të trafikut të drogës. Efektivët po përpiqeshin të ndërprisnin furnizimin me karburant mes dy skafeve, kur njëri prej tyre u përplas me anijen patrulluese “Río Guadalmina”, duke i shkaktuar dëme të rënda në anën e majtë.

Pavarësisht përplasjes dhe plagosjes së disa efektivëve, agjentët e Gardës Civile vijuan ndjekjen e skafit, në bordin e të cilit ndodheshin pesë persona. Ata nuk iu bindën urdhrave për të ndaluar dhe tentuan të largoheshin me shpejtësi drejt daljes së lumit.

Pas ndjekjes, autoritetet arritën t’i kapnin pranë bregdetit të Huelvës, ku arrestuan të pesë personat dhe sekuestruan mjetin lundrues. Sipas medias spanjolle “La Voz de Cádiz”, mes të arrestuarve janë dy banorë të Algecirasit, një person nga Gjibraltari, një shtetas shqiptar dhe një kolumbian.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te aktiviteti i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës në brigjet e Andaluzisë. Autoritetet spanjolle dhe Prokuroria Kundër Drogës në Kadiz kanë paralajmëruar për përfshirjen e grupeve kriminale gjithnjë e më të organizuara dhe të dhunshme.

Sipas hetuesve, këto organizata po përdorin zonën për transportin e lëndëve narkotike drejt Evropës, ndërsa në disa raste dyshohet se kanë në dispozicion edhe armë të fuqishme për të mbrojtur ngarkesat e tyre.

Hetimet tregojnë gjithashtu për një zhvendosje të aktivitetit të kontrabandistëve nga zona e Ngushticës së Gjibraltarit drejt ujërave të Guadalquivir-it, La Janda-s dhe Gjirit të Kadizit.

Një nga metodat e përdorura nga trafikantët është transferimi i drogës nga një skaf te tjetri në det të hapur, me mbështetjen e mjeteve të tjera që furnizojnë karburant.

Tags: Aksidentshqiptar
Previous Post

Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

October 23, 2026
Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

October 23, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

October 23, 2026
Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

October 23, 2026
Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

October 23, 2026
Kongresi amerikan kërkon sanksione për katër biznesmenë serbë të afërt me Vuçiç

Kongresi amerikan kërkon sanksione për katër biznesmenë serbë të afërt me Vuçiç

October 23, 2026
Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 13 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 13 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, në Onkologjik mungojnë trajtimet

Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, në Onkologjik mungojnë trajtimet

October 23, 2026
E paprecedentë!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam student me mesatare 10!”/ Ekselenti i përgjigjet Ramës nga protesta: Përpjekjet e fundit të diktatorit!

E paprecedentë!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam student me mesatare 10!”/ Ekselenti i përgjigjet Ramës nga protesta: Përpjekjet e fundit të diktatorit!

October 23, 2026
Rama gjyq publik protestuesve të arrestuar: S’kanë lidhje me studentët, janë kriminelë

Rama gjyq publik protestuesve të arrestuar: S’kanë lidhje me studentët, janë kriminelë

October 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL