• Kontakt
Friday, October 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mbron investimet strategjike edhe në ligjin e ri

16:27 : 23/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar projektligjin e ri për investimet, të hedhur për konsultim publik nga qeveria. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo shprehet se propozimi ndryshon emërtimin e investimeve strategjike, por ruan mekanizmat dhe përfitimet që, sipas saj, kanë favorizuar miqtë e pushtetit.

“Të njëjtat zakone, por me emër të ri. Të njëjtat mekanizma, por tashmë me një emër të ri”, deklaron Tabaku, duke e cilësuar ligjin ekzistues të investimeve strategjike si “ligji i qokave për miqtë e qeverisë”.

Sipas deputetes demokrate, projektligji nuk sjell ndryshim në thelb. Ajo argumenton se, përmes emërtimit “Zona të Zhvillimit Prioritar”, propozimi ruan mundësinë e përfitimit të pronave dhe aseteve publike, trajtimin e veçantë, uljen e taksave dhe favoret e parashikuara për investimet strategjike.

“Investimet strategjike do të vazhdojnë, por kësaj radhe do të jenë me një emër të ri, me të njëjtin mekanizëm, me të njëjtat favore”, shprehet Tabaku.

Në analizën e saj, deputetja ngre shqetësimin se ky mekanizëm do të shtrihet edhe në bregdet, duke vijuar praktikën që ajo ka kundërshtuar në zbatimin e ligjit aktual.

Lexo edhe:

Tabaku publikon videon e lirimit të të rinjve: Janë heronjtë e Shqipërisë së shumicës që kërkon ndryshim

Dhuna ndaj studentëve/ Tabaku: Rama të mbajë përgjegjësi! Raport i detajuar ndërkombëtarëve

Tabaku e lidh kritikën edhe me angazhimet e qeverisë përpara Komisionit Europian. Sipas saj, ndryshimi i emrit, ndërkohë që ruhen mekanizmat e ligjit, nuk përmbush premtimin për ndryshimin e tij dhe përbën një përpjekje për të paraqitur si reformë vazhdimin e së njëjtës praktikë.

Ajo kujton se ligji është shtyrë gjashtë herë dhe ndryshuar nëntë herë, ndërsa thekson se duhej të ishte pezulluar. Për Tabakun, propozimi i ri ruan thelbin e skemës së investimeve strategjike, pavarësisht emërtimit të ri.

Tabaku:

Ligji i Investimeve Strategjike, ose siç e njohim të gjithë, “ligji i qokave për miqtë e qeverisë”, megjithëse po i ndryshojnë emrin dhe po bëjnë një projektligj të ri, vazhdon të ruajë të njëjtin mekanizëm.

Të njëjtat zakone, por me emër të ri. Të njëjtat mekanizma, por tashmë me një emër të ri.

Projektligji për investimet, që qeveria ka nxjerrë për konsultim dhe që përfshin edhe investimet strategjike, nuk ka asnjë ndryshim në thelb nga ligji që është sot.

Do t’i quajnë tashmë “Zona të Zhvillimit Prioritar”, në vend të investimeve strategjike. Përfituesit marrin pronat publike dhe asetet, marrin statusin e veçantë të trajtimit, marrin uljen e taksave dhe çdo favor që kanë përfituesit e investimeve strategjike.

Koncepti, sigurisht, do të shtrihet edhe në bregdet, sepse nuk ka mundësi që këta t’i kenë mbyllur investimet strategjike në bregdet.

Është pikërisht ai ligj që i premtuan Komisionit Europian se do ta ndryshonin. Ai ligj që e shtynë gjashtë herë, e ndryshuan nëntë herë dhe që duhej patjetër ta kishin pezulluar, sot vjen me një emër të ri.

Investimet strategjike do të vazhdojnë, por kësaj radhe do të jenë me një emër të ri, me të njëjtin mekanizëm, me të njëjtat favore.

Etiketa: Jorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku publikon videon e lirimit të të rinjve: Janë heronjtë e Shqipërisë së shumicës që kërkon ndryshim

21:44 : 22/10/2026
AKTUALITET

Dhuna ndaj studentëve/ Tabaku: Rama të mbajë përgjegjësi! Raport i detajuar ndërkombëtarëve

14:41 : 19/10/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po çon shqiptarët drejt përplasjes

12:08 : 17/10/2026
AKTUALITET

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore

12:35 : 16/10/2026
AKTUALITET

Tabaku pas vizitës në Bllokun e Sigurisë: Rama ndihet Luan me 85 kartonë, por trembet nga qytetarët

13:08 : 15/10/2026
Tabaku brenda Bllokut të Sigurisë
AKTUALITET

Tabaku viziton protestuesit në Bllokun e Sigurisë: Sistem i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët

11:02 : 14/10/2026

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria mbron investimet strategjike edhe në ligjin e ri

16:27 : 23/10/2026

Protestat në Tiranë, policia arreston një person, shpallet në kërkim një tjetër

16:24 : 23/10/2026

“Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

16:16 : 23/10/2026

“Rama ditën nxjerr karriget, natën kërbaçin”/ Gazetari: Ushtarë me pagesë të veshur si policë dhunuan studentët

16:13 : 23/10/2026

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

16:12 : 23/10/2026

‘Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën’, Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog

15:58 : 23/10/2026

Disa tërmete të forta godasin Italinë, evakuohen disa shkolla

15:54 : 23/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com