• Kontakt
Friday, October 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sheshi “Nënë Tereza”/ Agolli i FSHZH dogji tre ofertat më të ulëta, Bami dhe Progeen marin 17.5 mln euro

16:38 : 23/10/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli bashkimin e kompanive Progeen dhe Bami si fituese në tenderin me fond limit 22.5 milionë euro për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi Nënë Tereza.

Kontrata kapitale “me çelësa në dorë” i është besuar këtij konsorciumi për vlerën përfundimtare prej 1,63 miliardë lekë pa TVSH (rreth 17.5 milionë euro).

Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza/ Progeen dhe

Gara për të fituar të drejtën e transformimit të sheshit monumental, ku trafiku i makinave do të groposet tërësisht nëntokë përmes tre rampave masive me pjerrësi 15%, kishte tre oferta më të ulëta se ajo që u shpall fituese.

Lexo edhe:

Firma dhe pronari të pandehur nga SPAK, Ujësjellësi i Korçës i jep tender 5 mln euro “Alko Impex”

Tenderi i paracaktuar për faturat e tatimeve! Igli Tafa u fal 9.3 mln € kroatëve për “qoka politike”

Tan Agolli dogji tre ofertat më të ulëta

FSHZH aplikoi në këtë procedurë kriterin e ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto. Kjo do të thotë se çmimi i ofruar kishte vetëm 60% të peshës së vlerësimit, ndërsa 40% e pikëve ndaheshin për kritere kritike si aftësia organizative, stafi, periudha e garancisë dhe Fondi i Sigurisë në Kantier (PSK).

Pikërisht ky sistem vlerësimi solli skualifikimin e operatorëve që kishin ofruar çmime më të ulëta:

• Bashkimi “Ferro Beton & Nova Construction Group”, ndonëse paraqiti ofertën më të lirë në tabelë (1.31 miliardë lekë), u skualifikua pasi nuk plotësoi numrin minimal të sondave të shpimit dhe vibratorëve të betonit të kërkuar.

• Kompania “Agi Kons” sh.p.k (e dyta më e lirë me 1.41 miliardë lekë) u eliminua pasi Komisioni zbuloi një tentativë për dublim kapacitetesh. Të njëjtët inxhinierë dhe kamionë me të njëjtat targa ishin deklaruar paralelisht në një tender tjetër fitues nëpër qarqe, duke thyer parimin e disponueshmërisë ekskluzive.

• Kompania 4 A-M e vëllezërve Metaliaj gjithashtu kishte një ofertë më të ulët, prej 1.6 miliardë lekësh. Kjo kompani, ndonëse nuk u skualifikua, u vlerësua me më pak pikë se sa bashkimi i kompanive Progeen dhe Bami.

Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza/ Progeen dhe

Projekti

Projekti teknik i hartuar nga studiot “Tower” sh.p.k. dhe “iGroup” sh.p.k. parashikon një transformim rrënjësor arkitekturor dhe inxhinierik të Sheshit “Nënë Tereza”, duke e shtrirë atë në tre nivele kryesore nëntokësore me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 22,078 m².

Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza/ Progeen dhe

Sheshi do të shndërrohet tërësisht në zonë pedonale pa makina. Do të instalohen 3 shatërvane interaktive e lineare në nivel me dyshemenë (të ndriçuara me LED) dhe një pus vertikal me kapakë metalikë pranë Presidencës për futjen e artifakteve të rënda.

Paralelisht krijohet një shesh publik i zhytur poligonale që aksesohet me rampa e shkallë monumentale. Ky nivel përfshin Kapelën nëntokësore të Nënë Terezës (700 m²), hollin e pritjes dhe biletarinë e muzeut (500 m²) dhe një bar-restorant (340 m²). Të gjitha ambientet do të kenë fasada xhami transparente.

Ky mega-projekt parashikon ndërtimin e një strukture gjigante tre-katëshe nëntokësore që do të akomodojë një parkim me 170 vende, një muze arkeologjik prej 6000 m², hapësira shërbimi dhe një Kapelë të dedikuar Nënë Terezës.

Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza/ Progeen dhe

Në katin minus 1, transferohet e gjithë infrastruktura e automjeteve. Ky kat përfshin 3 rampa zbritëse me dy korsi dhe pjerrësi 15% (në Bulevard dhe në rrugën “Lek Dukagjini”) që lidhen me një unazë qarkullimi nëntokësore. Në qendër të unazës ndërtohet parkimi nëntokësor me 170 vende.

Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza/ Progeen dhe

Më poshtë, në katin minus 2 parashikohet ndërtimi i Muzeut të Madh Arkeologjik me një galeri ekspozimi prej 6,000 m² me plan të hapur (open-plan). Për lëvizjen e mallrave parashikohet një ashensor industrial me kapacitet 2,000 kg./ kapitali.al

Etiketa: Bami shpkDritan AgolliFSHZHProgeensheshi nene terezatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Firma dhe pronari të pandehur nga SPAK, Ujësjellësi i Korçës i jep tender 5 mln euro “Alko Impex”

20:53 : 20/10/2026
AKTUALITET

Tenderi i paracaktuar për faturat e tatimeve! Igli Tafa u fal 9.3 mln € kroatëve për “qoka politike”

22:03 : 09/10/2026
AKTUALITET

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

16:28 : 05/10/2026
AKTUALITET

ARRSH e Ami Kozelit i jep Besnik Bamit tenderin 11.5 mln euro me ofertë 99.3% të fondit limit

10:49 : 02/10/2026
AKTUALITET

“Sheiku” i FSHZH! Çfarë pajisje teknologjike do të blejë Dritan Agolli me 1 mln euro?!

22:47 : 25/09/2026
AKTUALITET

Porti i Durrësit drejt zhvendosjes, por tenderat nuk ndalen/ Miliona euro për godinat që priten të braktisen

22:18 : 25/09/2026
Para

Këlliçi: "Nesti Balluku" po bën kallëzime anonime për Spiropalin, njësoj si ndaj Veliajt!

TË GJITHA

Këlliçi: “Nesti Balluku” po bën kallëzime anonime për Spiropalin, njësoj si ndaj Veliajt!

16:41 : 23/10/2026

Sheshi “Nënë Tereza”/ Agolli i FSHZH dogji tre ofertat më të ulëta, Bami dhe Progeen marin 17.5 mln euro

16:38 : 23/10/2026

Tabaku: Qeveria mbron investimet strategjike edhe në ligjin e ri

16:27 : 23/10/2026

Protestat në Tiranë, policia arreston një person, shpallet në kërkim një tjetër

16:24 : 23/10/2026

“Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

16:16 : 23/10/2026

“Rama ditën nxjerr karriget, natën kërbaçin”/ Gazetari: Ushtarë me pagesë të veshur si policë dhunuan studentët

16:13 : 23/10/2026

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

16:12 : 23/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com