Jasir Asani e ka nisur me një ritëm shumë të kënaqshëm këtë sezon në futbollin iranian me fanellën e Esteghlal, ku po shënon me rregullsi të admirueshme.
Përveç ndeshjeve në Ligën e Kampioneve të Azisë, ai po tund rrjetën edhe në kampionatin vendas dhe sot ka shënuar golin e katërt të edicionit në vetëm 9 ndeshje të luajtura.
Në minutën e 29 të ndeshjes në transfertë ndaj Çadormalu, Asani mori një top nga e majta dhe ia dol të çonte sferën në rrjetë për golin e avantazhit të përkohshëm 1-0.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i katërt i Asanit në këtë kampionat, vetëm 1 më pak se futbollisti që ka për momentin vendin e parë në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit iranian.
© SYRI.net
Carrick: Jam ende njeriu i duhur për Manchester United, do t’i rregulloj gjërat
Ronaldinho rikthehet në fushë, do të luajë më 15 nëntor kundër Forlì
Frikë për André Onanën, ish-portieri i Interit përfshihet në aksident rrugor, por shpëton i padëmtuarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: