Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka organizuar për të tretin vit radhazi një nismë ndërgjegjësuese në kuadër të Tetorit Rozë, me synim promovimin e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Nisma, e zhvilluar nën drejtimin e kreut të AMP-së, Klevis Qose, në bashkëpunim me drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, u mundësoi grave dhe vajzave të institucionit kryerjen e kontrolleve depistuese për kancerin e gjirit.
Aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin, duke nxitur gratë dhe vajzat të mos i neglizhojnë ekzaminimet parandaluese.
Përmes kësaj nisme, AMP përcjell mesazhin se diagnostikimi i hershëm është një hap i rëndësishëm për identifikimin në kohë të sëmundjes dhe rritjen e mundësive për trajtim të suksesshëm.
“Kujdesi për veten është dashuri për jetën!” është mesazhi i Tetorit Rozë, që fton çdo grua dhe vajzë të tregojë kujdes për shëndetin dhe të kryejë kontrolle periodike.


