Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, shfrytëzuan një moment të lirë nga angazhimet e tyre të shumta për të shëtitur qenin në një mënyrë krejt të thjeshtë, në rrugët e New York-ut, të mërkurën.

Duke lënë mënjanë veshjet elegante me të cilat jemi mësuar t’i shohim, çifti, që u martua në qershor, zgjodhi veshje sportive dhe komode për shëtitjen me qenin e tyre, Golo, një kryqëzim mes racave Labrador dhe Rottweiler.


Dua, 31 vjeçe, u mbështoll nga i ftohti i tetorit me një pallto gri, të gjerë dhe të gjatë, të cilën e kombinoi me streçe, çorape të bardha dhe atlete të zeza. Këngëtarja e kompletoi pamjen e saj të thjeshtë me syze dielli të errëta, ndërsa flokët i mbante të lëshuar.

Ndërkohë, Callum, 36 vjeç, kishte zgjedhur një bluzë blu me zinxhir të shkurtër te jaka, të kombinuar me pantallona sportive të gjera në ngjyrë blu të errët dhe atlete.

Pamja e thjeshtë e çiftit ishte në kontrast të dukshëm me atë të së hënës në mbrëmje, kur ata u shfaqën të veshur me elegancë në galanë e natës hapëse të sezonit të Metropolitan Opera-s në New York.

Këngëtarja e hitit “New Rules” dhe aktori britanik u shfaqën të afërt, teksa ecnin dorë për dore drejt shfaqjes së mbushur me yje, Lincoln in the Bardo.