Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare: Gjilani – Llapi

Gjilani dhe Llapi do të përballen me njëri-tjetrin në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit kosovar me fillim nga ora 18:00.
Te Gjilani në stol debuton trajneri Zekirija Ramadani, i cili do të synojë ta nis aventurën te klubi kuqebardh me fitore.
Llapi në anën tjetër nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë t’i jap fund kësaj serie negative të rezultateve.
Në takimin e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, Gjilani kishte triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Coric, Thaqi, Krivanjeva, Potoku, Limani, Boshnjaku, Rrahmanim Bllaca, Bajraktari, Zeka, Tolaj.
Llapi: Laroshi, Idrizi, Ajvazi, Aliu, Sorensen, Selimaj, Ramadani, Hasani, Kogleci, Hetemi, Ademi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































