Pas një seance intervistimi në Prokurorinë e Shtetit lidhur me akuzat për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, Gani Geci është lënë i lirë nga masa e paraburgimit, njofton “Bota sot”.
Çështja ka të bëjë me një publikim që Mehmetaj kishte bërë në Facebook për deputetin Fatos Geci.
Të lidhura
None found
Bazuar në të dhënat e Prokurorisë, Gani Geci konsiderohet i dyshuar se i ishte drejtuar gazetarit me kërcënime, duke i bërë presion që ta hiqte ose ta modifikonte atë postim.
Nga ana tjetër, familja Geci ka bërë të ditur se më 20 tetor 2026, gjatë kohës që ndodhej në Burgun e Pejës, Gani Geci përjetoi një krizë shëndetësore, pasi tensioni i tij i gjakut pësoi një ulje të ndjeshme.





