Studentja e Mjekësisë, në një prononcim për SYRI TV para Kryeministrisë, ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës, i cili i cilësoi dezinformim raportimet për dhunën policore ndaj studentëve.
Ajo deklaroi se dhuna ka nisur që ditën e parë të protestave dhe se ka parë vetë goditjet me shkopinj gome dhe grushtimet e policisë ndaj të rinjve.
E pyetur për thirrjet e përsëritura të kryeministrit për dialog, studentja u shpreh prerë kundër këtij propozimi, duke theksuar se studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Sipas saj, përgjigjja e vetme ndaj revoltës studentore është dorëheqja e Edi Ramës.
Prononcimi për SYRI-n:
Marshi Korreshi: Edi Rama doli sot dhe tha se dhuna policore është një dezinformim qoftë nga mediat apo qytetarët dhe nuk ka pasur akte dhunë nga policia drejtuar studentëve. Ju keni qënë vetë pjesë e protestave, si mendoni për këtë deklaratë?
Studentja: Unë mendoj se kryeministri është delusional. Nuk është aspak e vërtetë. Dhuna e policisë ka qënë që ditën e parë kur u kthye e dhunshme dhe ka qënë e iniciuar nga ata kundrejt studentëve. Ka pasur goditje me shkopa gome, ka pasur grushtime nga ana e policisë dhe unë i kam parë vetë dhe nuk e di si kam shpëtuar.
Marsi Korreshi: Për të katërtën ditë kreu i qeverisë kërkon dialog me studentët?
Studentja: Absolutisht jo! Vendos sa më shumë karrige sa më shumë letra, letrat do të digjen. Përgjigjia e vetme është dorëheqja e kryeministrit.
© SYRI.net
Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë, që ta përdorë këtë si justifikim për ta ndaluar
‘Situatë e pashpresë, protesta ka vrarë frikën’, Dasho: Një ditë e më parë qeveria të dorëhiqet
Eurodeputetja Strolenberg përgënjeshtron Ramën: Nuk ju ndalohet hyrja në BE!