Protestat masive në Francë shtyjnë ndeshjen PSG-Lyon
Ndeshja ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Lyonit, e planifikuar të zhvillohej të dielën në kuadër të Ligue 1, është shtyrë për të hënën për shkak të protestave dhe rrezikut të dhunës në kryeqytetin francez.
Liga Franceze e Futbollit njoftoi se vendimi është marrë pas kërkesës së policisë, e cila ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet të dielën, në mënyrë që forcat e sigurisë të angazhohen në menaxhimin e protestave.
“LFP-ja merr në konsideratë vendimin e policisë që ndalon zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Lyonit të dielën në orën 20:45 dhe ka vendosur që ndeshja të zhvendoset për të hënën, në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e ligës.
Autoritetet franceze po përgatiten për një tjetër fundjavë protestash në Paris dhe qytete të tjera të vendit, pas përleshjeve dhe akteve të dhunës që shoqëruan demonstratat e javës së kaluar.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë do të angazhohen në mbarë vendin gjatë fundjavës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Protestat lidhen me pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës, ndërsa autoritetet kanë vendosur edhe kufizime të pjesshme të lëvizjes në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera.
Ndërkohë, ndeshja e NFL-së ndërmjet Pittsburgh Steelers dhe New Orleans Saints, e planifikuar për të dielën në stadiumin “Stade de France”, pritet të zhvillohet sipas orarit.
Telashe për Arteta-n, lëndimi lë jashtë fushe Saka-n mbi 6 javë
Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it
Borussia Dortmund me aplikacion të ri për tifozët, do t’i shpërblejë nëse nuk përdorin telefonat gjatë ndeshjes
- 17:25 Telashe për Arteta-n, lëndimi lë jashtë fushe Saka-n mbi 6 javë
- 17:21 SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike
- 17:15 Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it
- 17:13 Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”
- 17:13 Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare
- 16:56 Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur