• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave

by Lajm Lajm
October 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga ka komentuar krahasimet mes protestave të ditëve të fundit në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Francë e vende të tjera të Evropës, duke i cilësuar ato si produkt të propagandës dhe keqinformimit.

Përmes një paralelizmi me vitin 1968, Fuga kujton se si propaganda e regjimit komunist barazonte lëvizjen studentore në Francë me aksionet e rinisë shqiptare për ndërtimin e hekurudhave.

“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”, shkruan Fuga, ndërsa argumenton se edhe sot po krahasohen lëvizje që, sipas tij, kanë kërkesa, qëllime dhe realitete të ndryshme. Ai sjell shembullin e Gradishtës dhe Parisit të vitit 1968 për të ilustruar atë që e konsideron një shtrembërim propagandistik që përsëritet edhe në ditët e sotme.

“(Nga budalliqet e historisë shqiptare)

Kur dëgjoj, lexoj, shoh sesi barazojnë lëvizjet e protestave në Tiranë dhe gjetiu me lëvizjet studentore në Francë a gjetiu nëpër Evropë, buzëqesh hidhur dhe them fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin!

Tmerr është, por propaganda dhe komunikimi strategjik ndërkombëtar gjithçka e bën lëmsh! Ngatërron gjithçka, prodhon keqinformim, dezinformim dhe lloj – lloj broçkullash të tjera.

Dhe buzëqeshja më vjen si e shkrirë gazit kur më kujtohet një shembull gjashtëdhjet vjet më parë që si fëmijë e përjetova, por më pas e studjova me rrënjë.

Në vitin 1968 në Francë dhe Evropë plasi lëvizja studentore që transformoi të gjithë botën, duke krijuar botën ku jetojmë, mirë a keq.

Enveri ynë shkon në Gradishtë ku bënin aksione rinia në ndërtim hekurudhash, një hap më larg se ku kishte vatrat e kampeve për të internuar.

Mban një fjalim para studentëve që me shaje në qafë, me hov revolucionar brohorisnin dhe aprovonin fjalët e tij se studentët në Evropë po bënin revolucionin proletar aq të shumëpritur. Kurse ata po ndërtonin hekurudhat socialiste!”- shkruan Fuga.

Tags: Artan fugaProtesta
Previous Post

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave

“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave

October 23, 2026
Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

October 23, 2026
Marjana Koçeku në CNN International, me legjendën e medias ndërkombëtare Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International, me legjendën e medias ndërkombëtare Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

October 23, 2026
Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

October 23, 2026
Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

October 23, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

October 23, 2026
Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

October 23, 2026
Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

October 23, 2026
Kongresi amerikan kërkon sanksione për katër biznesmenë serbë të afërt me Vuçiç

Kongresi amerikan kërkon sanksione për katër biznesmenë serbë të afërt me Vuçiç

October 23, 2026
Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 13 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 13 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL