Posta Shqiptare po zgjeron shërbimet për qytetarët, duke shtuar shitjen e policave të sigurimit, ndërsa së shpejti, sipas drejtorit Etjen Xhafaj, pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike.

Ai e bëri të ditur këtë lajm gjatë vizitës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në Postën nr. 5, zyrën kryesore postare të Tiranës

Kjo zyrë, ku janë të punësuar 48 persona, kryesisht gra, ofron gjithsej 61 shërbime, nga të cilat 19 janë postare, ndërsa pjesa tjetër financiare.

Gjatë vizitës, Karakaçi falënderoi punonjësit për vijimin e shërbimit edhe në ditët me kushte jo të zakonshme të protestave që tronditën Tiranën.

“Faleminderit për ditët jo normale që shërbimi ka vijuar normalisht”, u shpreh ministri.