Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, deklaroi se Edi Rama e ka humbur të drejtën për dialog dhe se, sipas tij, çdo përpjekje për dialog politik mund të zhvillohet vetëm pas largimit të kryeministrit.
Vasili e argumentoi qëndrimin e tij me atë që e cilësoi si kriminalizim të pushtetit, korrupsion masiv dhe përqendrim të pushtetit në pak duar. Ai e akuzoi Ramën për dhunë ndaj qytetarëve dhe për krijimin e një standardi që, sipas tij, është ndjekur edhe gjatë protestave.
Sipas ish-deputetit, dialogu kërkon integritet minimal politik dhe shtetëror, ndërsa Rama, në vlerësimin e tij, nuk i përmbush këto kushte.
Një tjetër akuzë e Vasilit lidhej me korrupsionin, të cilin ai e cilësoi si një nga shkaqet kryesore të varfërimit dhe shpopullimit të vendit. Vasili tha se pasojat e kësaj situate, sipas tij, po i përjetojnë mijëra familje shqiptare, ndërsa përmendi të rinjtë dhe studentët që kanë dalë në protesta, por edhe qytetarë të tjerë që, siç pretendoi ai, janë prekur nga grabitja e pasurisë publike.
‘Problemi qëndron këtu. Ashtu siç çdo gjë, hapësirë tjetër, në çdo situatë konfliktuale apo krize, ka një hapësirë ku ekziston një hapësirë ku bëhet dialog, e cila mund të shfrytëzohet, në teori. Për Edi Ramën kjo hapësirë nuk ekziston më.
Për çfarë arsye? Inkriminimi, kriminalizimi i tij është në këtë fazë që e ka bërë atë një njeri i cili nuk mund të dialogojë, e ka humbur të drejtën e dialogut. Të dialogosh do të thotë të kesh një integritet minimal politik, shtetëror, garantues dhe ulesh në tavolinë mbi bazë të këtyre premisave, se përfaqëson diçka dhe përpiqesh të zgjidhësh konfliktin. Edi Rama çfarë përfaqëson sot?
Përfaqëson një dhunues ordiner, ordiner, njeri që ka veshur, u ka dhënë të drejtat e dhunës në dorë kriminelëve dhe maskarenjve. E keni parë se çfarë bëhet me civilët që rrëmbejnë në rrugicë natën njerëz.
I ishim, i ishim, pra një njeri që ka skenarin kriminal të vetin në mendjen e tij. Skenari i cili e ka hedhur hapin e, po e vendosin një standard, me rrëmbimin e Ilir Metës e mbani mend, nga civilë të paidentifikuar, me makina të paidentifikuara, të padënuar, të pahetuar e të gjithë.
Pra, vendosi një standard kriminal dhe këtij standardi kriminal i ka qëndruar dhe me protestat. Pra, elementi i parë. I kriminalizuar deri në fund.
Elementi i dytë. Çfarë përfaqëson? Përfaqëson njeriun, jo të korruptuar, po motorin e korrupsionit të tmerrshëm të këtij vendi, i cili nuk flet me dhjetëra miliona, qindra miliona, po flet me miliarda euro. Pra, është shkaku i varfërimit, i largimit, i shpopullimit, i dramës që përjetohet nga mijëra familje shqiptare, të cilat kanë dalë në rrugë, përmes të rinjve, studentëve, por ka dhe plot familje të tjera, ka dhe plot njerëz me moshë të pjekur e të tjerë të cilët kanë dalë sepse halli i madh për shkak të grabitjes që u ka bërë ky, i ka nxjerrë ata në rrugë.
Së treti, çfarë përfaqëson politikisht? Një bandë politike. Një bandë të vërtetë politike. E patë në çështjen e reformës territoriale. Asgjësuan komunitetet e tëra, të cilat territorialisht, historikisht e të gjitha kishin të gjithë të drejtën e mëvetësisë, së vetëqeverisjes së tyre, në kuptimin e mirë të fjalës, së vetëqeverisjes vendore, të cilat i asgjësoi pa pyetur, vetëm e vetëm që të përqendronte në pak duar të gjithë pushtetin, për ta vjedhur, plaçkitur e për të rrëmbyer mijëra e mijëra hektarë të tjera për të pastruar paratë.
Dhe çfarë bëri? Si kryetar i një bande politike kriminale, votoi në parlament në tym e në flakë, e në të gjitha, duke e rrjepur lart territorin e Shqipërisë. Të katërtin. Është njeriu më antishqiptar që mund të ekzistojë. Pra, është në krah të interesave më të egra antishqiptare. Të vetmin mbështetës të tij, e keni parë, ka Aleksandër Vuçiçin.
Një figurë shumë e errët, antishqiptare, që komentet për të cilat janë të panevojshme. Është i vetmi njeri i cili e konsideron seriozisht Edi Ramën aset. Ndërkohë që, si asnjëherë tjetër, kongresmenë, senatorë amerikanë të republikanëve dhe demokratëve, vjen Evropa e tërë, parlamenti evropian e fut në kënd, të gjithë personalitetet më të mëdha botërore, e ndërkohë të gjithë mediat më autoritare të globit, flasim nga gjigantë si CNN, FOX, BBC, Le Figaro, nuk i numëroj dot, e kanë përcaktuar si një njeri të zi, të korruptuar.
Së pesti, është një njeri i cili, përmes korrupsionit, përmes parave të pista, patjetër para vetëm të qelbura, është i implikuar të korruptojë edhe njerëz të shërbimeve siç qe rasti i McGonigal, dhe diplomatë, siç i kemi parë të neveritshëm që kanë bërë politikën e tij.
Pra, janë ata diplomatë të haviarëve siç i kam quajtur unë, po për popullin më e thjeshtë që ta kuptojë, ata që marrin ato qeset e mëdha të parave, të zarfave, të cilat janë përpjekur të blejnë dhe opinione, të cilat nuk kanë munguar tek-tuk të nxjerrin kokën.
Pra, në totalitetin e vet, me këto karakteristika, ky ka vdekur politikisht dhe si njeri që ka të drejtën të dialogojë. Dialogjet do të ndërtohen vetëm mbas largimit të tij.’, u shpreh Petrit Vasili në SYRI TV.
© SYRI.net
Bardhi-Ramës: Për Ballukun kërkon prezumimin e pafajësisë, ndërsa protestuesit i shpall fajtorë pa prova
Rama kërcënoi me ndalimin e hyrjes në BE të protestuesve, KE: Vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare
Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë, që ta përdorë këtë si justifikim për ta ndaluar