• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bardhi-Ramës: Për Ballukun kërkon prezumimin e pafajësisë, ndërsa protestuesit i shpall fajtorë pa prova

by Lajm Lajm
October 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Bardhi-Ramës: Për Ballukun kërkon prezumimin e pafajësisë, ndërsa protestuesit i shpall fajtorë pa prova
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për studentët protestues, duke e akuzuar atë se, në mungesë të përgjigjeve për kërkesat e të rinjve, zgjedh t’i baltosë dhe t’i sulmojë.

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se Rama duhet të kishte verifikuar më parë të kaluarën dhe integritetin e zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve që ka emëruar.
Sipas Bardhit, për të ruajtur pushtetin, kryeministri ka qenë i gatshëm të promovojë individë të lidhur, siç pretendon ai, me krimin e organizuar, ndërsa kundërshtarët politikë dhe qytetarët që i konsideron kërcënim për pushtetin e tij përpiqet t’i kriminalizojë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Kur nuk ke përgjigje për kërkesat e rinisë, rruga më e lehtë është baltosja dhe shpifja! Por faktet flasin vetë!

Po të ishte kujdesur Edi Rama të verifikonte të kaluarën dhe integritetin e zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve të tij, Shqipëria nuk do të ishte katandisur në këtë gjendje.

Por, për të ruajtur pushtetin, ai ka dëshmuar se është i gatshëm të ngrejë në majat e qeverisjes individë të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa, për të goditur këdo që e konsideron kërcënim për pushtetin e tij, është i gatshëm të përdorë çdo mjet, deri në përpjekjet për të kriminalizuar kundërshtarët dhe qytetarët shqiptarë.

Për Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Mirlinda Kaçanajn, Vlora Hysenin apo Ergys Agasin, na këshillon të mos flasim dhe t’i prezumojmë të pafajshëm, ndërsa qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë pa prova dhe pa një vendim gjykate.

Për Edi Ramën, pushteti duket se ka qenë gjithmonë më i rëndësishëm se integriteti, përgjegjësia dhe interesi i qytetarëve. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse Shqipëria ndodhet sot në këtë gjendje.

 

Tags: Edi RamaGazmend BardhiProtesta
Previous Post

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Bardhi-Ramës: Për Ballukun kërkon prezumimin e pafajësisë, ndërsa protestuesit i shpall fajtorë pa prova

Bardhi-Ramës: Për Ballukun kërkon prezumimin e pafajësisë, ndërsa protestuesit i shpall fajtorë pa prova

October 23, 2026
Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

October 23, 2026
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

October 23, 2026
“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave

“Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin”/ Fuga kundër krahasimit të protestave

October 23, 2026
Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

October 23, 2026
Marjana Koçeku në CNN International, me legjendën e medias ndërkombëtare Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International, me legjendën e medias ndërkombëtare Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

October 23, 2026
Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë, arrestohet një shqiptar

October 23, 2026
Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

October 23, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shtyhet seanca ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit

October 23, 2026
Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

October 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL