Shiroka Pula takohet me presidentin e Hungarisë, kërkon mbështetje për integrimin evropian

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga homologu i saj hungarez, András Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se Hungaria ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ajo shprehu interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës. Me këtë rast, Shiroka Pula theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, ndërsa kërkoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat dhe për hapat e mëtejshëm të procesit integrues.

Presidentja e Kosovës shprehu gjithashtu mirënjohje për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it, duke vlerësuar rëndësinë e tij për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Në përfundim të takimit, Shiroka Pula e ftoi presidentin hungarez, András Baka, për një vizitë në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika