Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, vetëm 25 vjeçe, pasi po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur sot familjarët e saj.

Përmes një mesazhi prekës, familjarët i kanë kushtuar fjalë të ndjera Rinës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinessance”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.
Rinesa prej kohësh po përballej me një tumor në tru.

Për të ishte organizuar edhe një aktivitet bamirës për mbledhjen e fondeve që do të ndihmonin në mbulimin e shpenzimeve të trajtimit.
Familja ka njoftuar se detajet e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura më vonë.











