Sindikata e Bashkuar e Arsimit fton të gjithë mësuesit: Nesër ejani në protestë krah studentëve! Së bashku kundër padrejtësive

Sindikata e Bashkuar e Arsimit fton të gjithë mësuesit: Nesër ejani në protestë krah studentëve! Së bashku kundër padrejtësive

18:44, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit fton të gjithë mësuesit të bashkohen në protestën kombëtare të Studentëve që do të jetë nesër më 24 nëntor.

“Sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive. Ftoj të gjithë mësuesit t’i bashkohen protestës’ thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo Sindikatë e cila ka shprehur solidaritet të plotë me studentët në protestën kombëtare dhe me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH).

“ SBASH, Sbash Alb Sbash, SBASH dega KAVAJË qëndron në krah të mësuesve shqiptarë, për dinjitetin, respektin dhe vlerësimin që meritojnë. Sulmi ndaj mësuesit është sulm ndaj arsimit dhe së ardhmes së vendit.

Shprehim solidaritet të plotë me #studentët në protestën kombëtare dhe me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (#SPUSH). Sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive.

Ftoj te gjithe mesuesit ti bashkohen protestes!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco