• Kontakt
Friday, October 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studentja-Maznikut: Po mbanin vendet e punës me dhunë! E quani normale të na kontrolloni

19:08 : 23/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Studentja Artenisa Lami është përplasur me deputetin e PS-së Arbjan Mazniku gjatë një debati televiziv, ku ka ngritur shqetësimet e saj për mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe studentët që prej ditësh janë pjesë e protestave kundër qeverisë.

Gjatë debatit, studentja iu drejtua Mazniku duke e pyetur se si mundet që përfaqësuesit e qeverisë mund të vazhdojnë të flasin në emër të qytetarëve që kërkojnë largimin e tyre.

“Si mund ta mbani me dhunë një vend pune, kur shqiptarët po kërkojnë që të zhdukeni, jo nga Shqipëria, por që të mos i përfaqësoni më?”, u shpreh Artenisa. “Si mund të futemi në BE? Mos e përsërisni më BE-në, ne nuk futemi dot në BE. Pse do të futemi? Do të na shitet gjysma e Shqipërisë? Do bëjmë kompromis për çdo gjë që të futemi në BE?”, deklaroi studentja.

Artenisa kundërshtoi atë që e cilësoi si normalizim nga ana e qeverisë të dhunës ndaj protestuesve, kontrolleve dhe arrestimeve të të rinjve, përfshirë edhe të mitur.

Lexo edhe:

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

Revolucioni mbërrin në Shqipëri

“Me çfarë guximi dilni në një studio televizive dhe thoni se është normale? Është normale të ushtrojmë dhunë, është normale t’ju kontrollojmë qeset, është normale t’ju fusim në burg, është normale t’ju rrahim në mënyrën më të ndyrë të mundshme. Kush jeni ju? Mund të më jepni një përgjigje tani?”, iu drejtua ajo Maznikut.

Deputeti iu përgjigj se ajo kishte të drejtë të mos ndihet e përfaqësuar prej tij, por, sipas tij, ajo nuk mund të flas në emër të shqiptarëve.

“Ti ke të drejtë të mendosh si të duash, të mendosh që unë nuk përfaqësoj dhe është krejt normale të mos të përfaqësoj ty në demokraci. Po ama, gjëja që ti nuk ke të drejtë të bësh është të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve”, tha Mazniku.

Artenisa kundërshtoi menjëherë, dhe i kujtoi deputetit të PS-së mijëra qytetarët e mbledhur në shesh për të protestuar dhe gjuhën e kryeministrit Rama ndaj tyre.

“I ke të gjithë në shesh. Mos e keni në trurin tuaj imagjinatën që shqiptarët ju duan. Ju kurrë nuk keni treguar edukatë me ne, as jeni sjellë në një mënyrë të edukuar ndaj nesh. Ju na keni ofenduar, që ne studentët nuk dimë të flasim”, u shpreh ajo në ‘Top Story’.

Etiketa: Arbjan Maznikuprotestastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

19:04 : 23/10/2026
AKTUALITET

Revolucioni mbërrin në Shqipëri

18:20 : 23/10/2026
Lajmet e Dites

‘Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën’, Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog

15:58 : 23/10/2026
AKTUALITET

Ish-deputeti Azgan Haklaj: Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë për të kontrolluar protestën

15:44 : 23/10/2026
AKTUALITET

Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:29 : 23/10/2026
AKTUALITET

Ditmir Bushati mesazh Ramës: Protestat kundër korrupsionit, personalizimit të pushtetit dhe skandaleve të përsëritura

13:28 : 23/10/2026

TË GJITHA

Studentja-Maznikut: Po mbanin vendet e punës me dhunë! E quani normale të na kontrolloni

19:08 : 23/10/2026

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

19:04 : 23/10/2026

Jep dorëheqjen Blerina Gjylameti, largohet nga drejtimi i AKU-së

18:52 : 23/10/2026

Tabaku tregon historinë e 40-vjeçarit: Qëndroi 3 dite në qeli se mbrojti 6 vajza nga dhuna policore

18:49 : 23/10/2026

Administrimi i pallateve me rregulla të reja, 30% kamatë për vonesat në pagesa dhe kufizim të pronës për debitorët

18:36 : 23/10/2026

Revolucioni mbërrin në Shqipëri

18:20 : 23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen më 25 nëntor në Bruksel

18:11 : 23/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com