Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

23 Tetor 2026 | 19:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që po protestojnë në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Berisha e cilëson revoltën e të rinjve si “epike e frymëzuese” dhe akuzon qeverinë për dhunë ndaj protestuesve.

“Të dashur anëtarë dhe anëtare të PDSH-së! Me këtë mesazh ju përshëndes përzemërsisht dhe kërkoj nga secili prej jush që nesër, në orën 12:00, të jeni në Protestën Kombëtare të PD-së, në mbështetje të revoltës epike e frymëzuese të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, si dhe kundër dhunës shtazore të narkorregjimit të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj tyre! Studentët po luftojnë për ne. Nesër të gjithë në protestë! Me respekt, Sali Berisha”, shkruhet në mesazhin e Berishës.

Ndërkohë, ditën e shtunë në Tiranë janë njoftuar tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme.

Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, protesta e parë do të nisë në orën 10:00, me pedagogët që do të mblidhen jashtë oborrit të Universitetit Politeknik dhe më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Në orën 11:00 ose 12:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve të Mjekësisë, të mbështetur nga grupe të tjera studentësh, të cilët do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, në orën 12:00, Partia Demokratike ka njoftuar protestën e saj kombëtare, në mbështetje të studentëve. Të tria protestat janë njoftuar si paqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet! Masa shtesë për ta parandaluar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo këtë të premte ka marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe...
18:25 | 23/10/2026

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me përfaqësues të organizatave studentore të premten pasdite për herë të parë që nga fillimi i demonstratave në...
17:46 | 23/10/2026

KE e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

Komisioni Evropian, KE i doli në mbrojtje të delegacionit të Parlamentit Evropian, PE i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Serbi, pasi Beogradi zyrtar kundërshtoi...
16:11 | 23/10/2026