Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?' Piranjat 'gozhdojnë' deputetët

21:27, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të shpërblehen me 2.500 euro. Një deklaratë që ka nxitur reagime te qytetarët dhe studentët, ndërsa pamjet nga terreni ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si po veprohet gjatë përballjeve me protestuesit dhe arrestimeve.

Në terren, përballë protestuesve, shfaqen efektivë të maskuar, të pajisur nga koka te këmbët me masa mbrojtëse. Sprej me piper, gaz lotsjellës, shkopinj gome.

Gati për ndërhyrje, por me një detaj që nuk kalon pa u vënë re, numri individual i identifikimit, RMIS, i cili në pjesën më të madhe të këtyre punonjësve nuk dallohet.

Përtej kësaj uniforme dhe personave të paidentifikuar, që qëndrojnë njerëz duke ushtruar detyrën në formën më çnjerëzore, të gjithëve ne na ka lindur një pyetje thelbësore.

Si mund të identifikohet efektivi në rast të një ankese për përdorim të tepruar të forcës apo dhunë gjatë arrestimit?

Sepse, në të vërtetë, pajisjet mbrojtëse mund të jenë pjesë e ndërhyrjes policore, por identifikimi, dhënia e llogarisë dhe sjellja e tyre janë ato që duhet ta bëjnë çështjen më transparente.

2.500 euro shpërblim, por sa garanci kanë qytetarët se çdo efektiv do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si sillet me ta?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco