“Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë
Emisioni Review në Euronews me Greta Topjanën këtë të premte kishte si temë protestën studentore, e cila po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
Një nga të ftuarat në panel për këtë çështje ishte edhe studentja e Mjekësisë, Dhimitra Nushi, e cila ndodhet në vitin e 4-t. Gjatë diskutimit me të ftuarit e tjerë, Nushi, e pyetur nga Faik Basha, ekspert sigurie, se a kanë vështirësi studentët e Mjekësisë në auditorë dhe laboratorë, ajo u përgjigj: 100% po.
“Çdo notë që kam marrë e kam marrë sepse e kam merituar, si të larta, si dhe jo shumë të larta personalisht. Nuk mund të flas për të tjerët, flas vetëm për veten time. 100% që ka probleme në laboratorë, auditorë, po! Po në aspektin e kushteve, shumë probleme. Nuk besoj se dhe ju më kundërshtoni. Sepse mund ta shikojmë të gjithë që auditorët e Mjekësisë janë duke kulluar gjatë verës me ujë nga lagështia, studentëve u pikon uji te floku dhe studentët sëmuren! Mos të flasim pastaj për laboratorët, që ka laborator vërtetë apo s’ka, se unë nuk kam parë, për të parë kampionet e histologjisë unë nuk kam parë! Kjo është nga përvoja e saj. Mos flasim pastaj për praktikën”, u shpreh studentja Nushi.
“Më ndihmo t’i denoncojmë rastet kur ka korrupsion në mjekësi”, Deputeti i PS i përgjigjet studentes
Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi
Demo nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet! Masa shtesë për ta parandaluar
- 21:41 “Më ndihmo t’i denoncojmë rastet kur ka korrupsion në mjekësi”, Deputeti i PS i përgjigjet studentes
- 21:41 Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi
- 21:21 Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve
- 21:21 SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim
- 21:18 Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 21:08 Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh