Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kaosi i protestave ndryshon gjithçka, PSG mbetet jashtë ‘Topit të Artë’

Kaosi i protestave ndryshon gjithçka, PSG mbetet jashtë ‘Topit të Artë’

22:01, 23/10/2026

Situata e tensionuar në Francë nga protestat, sidomos në Paris, kanë bërë që PSG të vuajë pasojat dhe të mbetet jashtë “Topit të Artë”.

Këtë të diel, në Francë duhej të luhej ndeshja mes PSG-së dhe Olimpik Lionit, një prej më të ndezurave për futbollin e këtij vendi. Por Liga e Futbollit, duke parë situatën e krijuar në Paris, dhe faktin që po të dielën në këtë qytet luhej një ndeshje e NFL mes Steelers dhe Saints, ka vendosur që të shtyjë sfidën për të hënën.

Në këtë mënyrë, ndeshja do të përkojë në të njëjtën orë me ceremoninë e “Topit të Artë” që zhvillohet në Londër e ku mes pretendentëve për ta fituar trofeun, ka edhe futbollistë të parisienëve.

Në fakt, PSG vendosi rekord të ri, pasi ka 10 futbollistë të pranishëm në listën e kandidatëve për të fituar trofeun, por nuk do të mund të jenë aty kur të dorëzohet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco