Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit

23 Tetor 2026 | 22:09

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te protesta e madhe që pritet të mbahet të shtunën, ndërsa theksoi se një nga arsyet që i nxjerr të rinjtë në protesta është mungesa e meritokracisë. Ajo solli si shembull rastet kur, sipas saj, mundësitë për të përfituar kuota i kanë pasur fëmijët e deputetëve, të ministrave apo persona të tjerë.

“Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën. Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar. Ka pasur studentë ekselentë, me bursa, të cilët janë detyruar të shkojnë jashtë shtetit për t’u specializuar duke u ndarë nga familjet e tyre në Shqipëri”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, pedagogu Andon Kume, duke folur për arsyet që i kanë ngritur studentët në protestë, tha se një nga...
21:35 | 23/10/2026

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda janë regjistruar brenda një kishe në rajonin e Karakut, në Jordani, gjatë një sulmi të armatosur që la shtatë persona të vrarë...
21:18 | 23/10/2026

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të së...
19:45 | 23/10/2026