Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e protestave.
McGovern thekson se njerëzit dalin në rrugë, kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre.
Ai kujton se e drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.
Kongresmeni u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë aspiratat e popullit.
Postimi i kongresmenit demokrat amerikan Jim Mc Govern
Po i ndjek me shqetësim protestat që po përshkallëzohen në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
E drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e popullit.












