Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Lista studentore mund ta mposhtë Vuçiçin

23 Tetor 2026 | 22:37

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Presheva në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Valon Arifi, foli për zgjedhjet e së dielës në Serbi, ndërsa tha se, sipas mendimit të tij, kandidatët e përzgjedhur nga studentët mund të mposhtin Aleksandar Vuçiçin dhe të sigurojnë shumicën në Parlament.

“Në Serbi, fillimisht është kërkuar përgjegjësi për ngjarjen në Novi Sad, më pas studentët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, ata kanë krijuar listën studentore, me të cilën hyjnë në garë për 250 vende në Kuvend. Është goxha e mundshme dhe, sipas mendimit tim, listat studentore janë favorite. Në to bëjnë pjesë kandidatët që studentët kanë zgjedhur për kryeministër dhe për deputetë në Parlamentin serb. Potencialisht, të dielën ata mund të dalin fitues dhe të marrin drejtimin e qeverisë serbe, duke larguar në njëfarë mënyre nga pushteti regjimin kundër të cilit studentët kanë protestuar prej dy vitesh, ndërsa opozita serbe nuk ia kishte dalë ta bënte këtë në 12 vitet e fundit”, tha Arifi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara të...
19:53 | 23/10/2026

515 ushtarë të rinj betohen në Prishtinë, Kurti zotohet për mbi 1 miliard euro investime në mbrojtje

515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u betuan të premten në një ceremoni të zhvilluar në kazermën “Adem Jashari” në...
19:22 | 23/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Deçan të Kosovës, tre të arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje

Tre persona janë arrestuar në Deçan të Kosovës, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri...
09:19 | 23/10/2026