Kushtet atmosferike në Shqipëri pritet të përmirësohen këtë të shtunë, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 8 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.
#Moti #Shqipëri #ParashikimiIMotit #Temperaturat


