Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, këtë herë ka vendosur një tavolinë guri me mbishkrimin “Dialog”.

Ai ka vendosur tavolinën e rrethuar me disa ndenjëse. Kryeministri ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.

Ku gjest i ri simbolik vjen pas tensioneve të dy ditëve të fundit, kur Rama kishte nxjerrë karrige para Kryeministrisë si një ftesë simbolike për t’u ulur dhe për të biseduar me protestuesit.

Ndërkohë sot në Tiranë pritet të mbahet protesta kombëtare e studentëve, e cila shënon ditën e 12-të të tubimeve. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga kryeqyteti dhe rrethet, ndërsa në shenjë solidariteti janë bashkuar edhe pedagogë, mjekë, sindikata dhe përfaqësues të biznesit të vogël.