Dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, herët të shtunën në mëngjes, sipas një gazetari të AFP-së që ndodhej në qytet. Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite njoftoi aktivizimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm, për të njoftuar banorët e Riadit për një kërcënim të mundshëm ajror.

Autoritetet e sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë, ndërsa ushtria vijon përpjekjet për të interceptuar dronë dhe raketa të lëshuara nga territori i Jemenit.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta për shkak të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj territorit saudit. Megjithatë, informacioni i raportuar nuk përcakton shkakun e dy shpërthimeve dhe as nëse ka viktima apo dëme materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: