Teksa rinia shqiptare kërkon dorëheqjen e Ramës, ky i fundit jo vetëm që nuk ka reflektuar, por vijon të sulmojë protestuesit.
Duke u kthyer pas në kohë, 1 vit pasi mori pushtetin, në nëntor të 2014-ës, Rama fliste për demokraci dhe modelin e një kryeministri larg atij që ai është sot. Rama pohonte se do ta dëgjonte popullin e vetë dhe nëse ky i fundit nuk do ta donte më, do të largohej.
“Në demokraci është e qartë se hyn për të ndenjur një periudhë kohë dhe do ikësh. Ka dy rrugë; ose do konsumohesh nga pushteti dhe të thonë njerëzit; ik se na plase, ose do ta konsumosh pushtetin. Unë nuk jam kryeministër i këtij vendi për të shtyrë qëndrimin sa më shumë në karrige dhe tua fus shqiptarëve pas shpine, duke u thënë sa mirë po ecim.”, pohonte ai.
