Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht

24 Tetor 2026 | 08:49

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është...
08:44 | 24/10/2026

Tavolinë prej guri dhe shilte para Kryeministrisë, Rama fton sërish studentët për dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas një videoje të shpërndarë në...
08:36 | 24/10/2026

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit

Këtë të shtunë do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më...
08:27 | 24/10/2026