Thierry Henry ka folur me superlativa për paraqitjet e Harry Kane te Bayern Munichu, duke komentuar edhe mundësitë e sulmuesit anglez për të fituar Topin e Artë.
Fituesi i “Topit të Artë” për sezonin 2025/26 do të shpallet të hënën, më 26 tetor, në Londër. Në garë për çmimin janë tre pretendentë kryesorë: Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Të lidhura
None found
“Në gjithë karrierën time nuk kam parë një sulmues qendror të ekzekutojë një goditje nga porta. Ai nuk luan thjesht futboll, por mendon disa hapa përpara. Ky djalë është vërtet i veçantë”, deklaroi fillimisht Henry.
Ai vlerësoi gjithashtu aftësinë e Kane për t’u tërhequr në prapavijë. “Ai zbret pas. Shumë rrallë kam parë diçka të tillë, një sulmues qendror që shkon kaq poshtë në atë pozicion”.
“Jam francez, ndaj gjithmonë do të mbështes futbollistët francezë. Por ti je një lojtar jashtëzakonisht i fortë. Nëse e fiton, sigurisht që nuk do të ankohem duke thënë: ‘O Zot, ai fitoi, kjo është gabim’. Ti e ke paraqitur kandidaturën tënde për këtë çmim. Bravo”, përfundoi legjenda franceze.





