Tavolinë prej guri para Kryeministrisë, Rama fton sërish studentët për dialog

24 Tetor 2026 | 08:36

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka vendosur sërish jashtë ambienteve të Kryeministrisë ftesat për dialog.

Sipas pamjeve, këtë herë kryeministri ka vendosur një tavolinë prej guri, mbi të cilën ndodhen ftesat ku shkruhet “Dialog”, ndërsa rreth saj, në vend të karrigeve, janë vendosur shilte të kuqe dhe jeshile.

Ndërkohë, kujtojmë se studentët i kanë refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për dialog, ndërsa kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të...
08:49 | 24/10/2026

Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është...
08:44 | 24/10/2026

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit

Këtë të shtunë do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më...
08:27 | 24/10/2026