Dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar/ Edukatorja arrestohet pas këqyrjes së kamerave

Dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar/ Edukatorja arrestohet pas këqyrjes së kamerave

08:55, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një edukatore është arrestuar nga Komisariati i Policisë Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi djali i saj, prej disa ditësh, shfaqte gjendje jo të mirë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja e kopshtit.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë edhe këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco