Arjan Konomi ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, duke u shprehur se është dhunuar nga kushërinjtë e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.
Sipas Konomit, ngjarja ka ndodhur natën vonë, kur ai është kthyer në banesën e tij në Tiranë.
Ai pretendon se personat në fjalë e kanë zënë në pritë dhe e kanë goditur me grushte në kokë, pas një debati të mëparshëm në Vuno, për të cilin, sipas tij, ishte mërzitur nëna e Lindës.
“E bëj këtë denoncim jo për veten, por për qindra mijëra shqiptarë të kuptojnë se ku jetojnë e çfarë maskarenjsh na qeverisin”, shkruan Konomi.
Deri në këtë moment, bëhet fjalë për pretendime të publikuara prej tij në rrjetet sociale, të cilat kërkojnë verifikim të mëtejshëm.
Postimi i plotë:
E bëj këtë denoncim në orët e vona të natës jo për veten, por për qindra mijëra shqiptarë të kuptojnë se ku jetojnë e çfarë maskarenjsh na qeverisin.
Më zunë pritë kushërinjtë e Linda Ramës kur erdha në banesë në Tiranë natën vonë dhe me pretekstin e të sqaruarit qëlluan me grushta kokës se ishte mërzitur mamaja e Lindës nga debati që patëm në Vuno.
© SYRI.net