E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë

Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë është arrestuar nga policia.

Ngjarja u bë e ditur pak ditë më parë, pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë prej disa ditësh. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja.

Reklamë

Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të veprimeve hetimore, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Reklamë

Hetimet për rastin vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.