Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ndërkaq, rasti tjetër në Graçanicë.


Raporti i plotë i Policisë:

Rr. Vicianum, Prishtinë 23.10.2026 – 07:43. Stacioni policor është informuar nga emergjenca se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Graçanicë 23.10.2026 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/