Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se gjatë periudhës 2023-2025 ka mashtruar persona të ndryshëm përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se u kishte marrë para qytetarëve në formë të ndihmave sociale.
Në disa raste, ai dyshohet se ishte paraqitur edhe si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’i ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.