E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kontrolle të shtuara në Qafë Thanë, informacione për mbërritjen e grupeve “problematike” nga Maqedonia e Veriut

Kontrolle të shtuara dhe masa të rrepta janë vendosur prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në hyrje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në pikën kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjetet që hyjnë në territorin shqiptar.

Reklamë

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me informacionet se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar, por informacionet thonës se edhe mund të kenë me vete sende të ndaluara.

Burimet bëjnë me dije se autoritetet kanë pasur informacione paraprake për mbërritjen e këtyre grupeve, çka ka sjellë shtimin e verifikimeve në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Reklamë

Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar për ndonjë rast konkret të konstatimit të sendeve të ndaluara gjatë këtyre kontrolleve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.