Bota

Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë!

Presidenti amerikan, Donald Trump sugjeroi se vendosja e tarifave doganore prej 200% mbi importet nga Ukraina dhe Rusia mund të detyronte teorikisht të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje paqeje, por shprehu skepticizëm se kjo masë do të funksiononte, për shkak të volumit të ulët të tregtisë dypalëshe.

Duke folur gjatë një mitingu zgjedhor në Florida, Trump pretendoi se administrata e tij ka ndalur më parë konflikte ndërkombëtare duke kërcënuar me tarifa ndëshkuese tregtare.

Ne i dhamë fund pesë luftërave falë tarifave. Unë thashë: ‘Nëse vazhdoni të luftoni, do t’ju vendosim tarifë 200%,’ dhe ata ndaluan. Duhet ta bëjmë menjëherë me Ukrainën dhe Rusinë. Nuk e kisha menduar kurrë.

Por, ne nuk blejmë mjaftueshëm prej tyre, prandaj nuk funksionon.

Deklaratat e Trump-it vijnë në mes të debatit të vazhdueshëm mbi mjetet ekonomike të Uashingtonit për të ndikuar Moskën dhe Kievën.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha së fundmi se presidenti amerikan ka mjaftueshëm mjete ligjore për ta sjellë presidentin rus Vladimir Putin në tavolinën e negociatave, duke iu referuar masave sanksionuese të Kongresit që presin zbatim nga Shtëpia e Bardhë.