Skuadra e Lakers fitoi 125-117 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke korrur fitoren e dytë radhazi sezonale në NBA. Gjashtë lojtarë të Lakers, përfshi titullarët, realizuan mbi 13 pikë (Reaves me 28 pikë më i miri).
Humbja e dytë radhazi për kampionët në fuqi të Neë York, që u mundën 107-103 nga Boston. Jayson Tatum me 36 pikë u dallua për Celtics. Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 132-125 nga Chicago, ndeshje ku 7 lojtarë të Bulls realizuan mbi 10 pikë.
Jashtë fushe fiton skuadra e Dallas, që mundi 121-105 Indiana, takim ku veterani Kyrie Irving realizoi 24 pikë. Moment jo i mirë edhe për Miami, që në shtëpi u mund 128-111 nga Detroit (Collins 23 pikë për miqtë), ndërsa Golden State u mund 111-108 nga Memphis (Ty Jerome 28 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Milëaukee – Chicago, 125-132
Boston – Neë York, 107-103
ëashington – Toronto, 102-112
Charlotte – Atlanta, 81-128
Orlando – Minnesota, 93-115
Indiana – Dallas, 105-121
Miami – Detroit, 111-128
San Antonio – Houston, 110-114
Utah Jazz – Neë Orleans, 120-119
Golden State – Memphis, 108-111
Lakers – Clippers, 125-117







