Një ngjarje e pazakontë vjen nga Richmondi, në shtetin amerikan të Virxhinias. Terry Ward, 64 vjeç, përballet me akuza për rrëmbim të rëndë (vepër penale) dhe sulm, pasi dyshohet se e lidhi bashkëshorten në një karrige në bodrumin e banesës, në mënyrë që të ndiqte i qetë ndeshjen e futbollit në katin e sipërm.
Sipas raportimeve mediatike, policia ndërhyri të dielën në mbrëmje, pas një njoftimi për incident familjar. Gruaja iu tha efektivëve se ishte mbajtur e lidhur për deri në 45 minuta. Sipas të njëjtave raportime, në krahët e saj u konstatuan shenja dhe mbetje ngjitësi nga shiriti lidhës pas karriges.
Ward dyshohet se e ka pranuar para policisë se e kishte lidhur bashkëshorten dhe e kishte lënë në bodrum. Ai përballet me akuzën për privim të paligjshëm të lirisë me natyrë penale (abduction) dhe akuzë për sulm ndaj një familjari, të klasifikuar si kundërvajtje. Seanca e tij e radhës në gjykatë është caktuar për më 10 nëntor. Deri në një vendim gjyqësor, ai prezumohet i pafajshëm.







